Federata
e Basketbollit e Kosovës njofton se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/lojtaret
vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë
fillon nga sot (1 gusht) deri më 12 gusht 2022.
Klubet
veçse janë treguar shumë aktive dhe kanë bërë disa përforcime, varësisht nga
synimet që kanë.
Edicioni
i kaluar ishte shumë interesant, ndërsa me interesim të madh po pritet edicioni
2021-2022, sidomos në bazë të përforcimeve që kanë bërë klubet.
Edicioni
i ri do të fillojë me Superkupën e Kosovës dhe më pas me garat e elitës që do
të jenë shumë interesante. /Gazeta Express/