Filipçe: Nuk ndjej përgjegjësi për të dhënë dorëheqje - Gazeta Express
string(52) "filipce-nuk-ndjej-pergjegjesi-per-te-dhene-doreheqje"

Filipçe: Nuk ndjej përgjegjësi për të dhënë dorëheqje

Gazeta Express

24/10/2020 16:54

Për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga korona virusi, VMRO-DPMNE, ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

VMRO-DPMNE

Lexo Edhe:

“Maqedonia po përmbytet nga Kovid-19, ndërkohë që Filipçe nuk mërzitet fare. Nuk ka përgjegjësi edhe pse për një javë kemi mbi 2000 të prekur nga Kovid-19. Më shumë se sa që Filipçe prognozonte se do të kemi gjatë gjithë pandemisë. Filipçe nuk ka kredibilitet, e kaloi gjithë verën pa mos u përgatitur, nuk është investuar në kapacitete të reja spitalore, në kushte për kuadrin mjekësor e as në pajisje”.

Në përgjigjen e tij publike ndaj opozitës, vetë ministri Filipçe, ka thënë sot nga Strumica se nuk ndjen përgjegjësi për të dhënë dorëheqje, por ka ftuar opozitën që ta largohë politikën nga lufta kundër pandemisë me KOVID19. Ai ka rikujtuar se që nga fillimi i pandemisë, gjithë ekipi ka punuar me profesionalizëm dhe asnjëherë nuk ka pasur tentim për ta përfshirë politikën në asnjë nga rekomandimet dhe vendimet që janë sjellë.

Venko Filipçe

“I dëgjova në opinion propozimet që i jep opozita dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë asnjë logjikë medicinale. Dua t’u sugjeroj ta mbajnë politikën anash nga kjo [ështje serioze. Kanë pasur mundësi të ndihmojnë por fatkeqësisht na penguin edhe atëherë kur duhej të nënshkruhet huazimi. Tani të gjitha 16 kovid qendrat po vonohen. Të mos ndodhte atëherë ajo bllokadë nga zëvendës ministrja e atëhershme e finansave, sot të gjitha kovit qendrat do të ishin të instaluara në mbarë vendin”.

Përveç situatës me pandeminë e korona virusit, nga partia e Mickoskit kanë akuzuar ministrin Filipçe edhe për atë se akoma nuk ka vaksina kundër gripit sezonal. Mijëra persona të moshuar dhe persona me sëmundje kronike, thonë nga VMRO-DPMNE, aktualisht po përballen me rrezik./SHENJA/