„Ky bllokim i shtetit dhe kjo vjedhje janë me paramendim“, potencoi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në një intervistë për “360 Gradë”.
„Fakti që ky pushtet, kur ishte në opozitë nga viti 2017 deri në vitin 2024, përmes një propagande të fuqishme dhe një strategjie të zezë të marrëdhënieve me publikun (PR), i paraqiti si tradhtare të gjitha politikat që ishin strategjikisht të mira për shtetin, është diçka që ata po vazhdojnë ta bëjnë si sistem edhe tani. Dhe prandaj them se gjithçka që po ndodh këtu në shtet është me paramendim. Si fliste presidentja aktuale Siljanovska-Davkova, se Marrëveshja e Prespës është tradhti, se ajo rrezikon identitetin kombëtar dhe se ajo kurrë nuk do ta përdorte emrin kushtetues. Si fliste kryeministri Hristijan Mickoski, se për sa kohë që ai udhëheq VMRO-në, Marrëveshja e Prespës nuk është një çështje e mbyllur.
Në deklaratën e saj, ajo tregon saktësisht se çfarë mendon dhe çfarë thotë kur dëshiron ta paraqesë Marrëveshjen si tradhti. Ajo u referohet disa neneve se mbrojnë diçka dhe thotë: ‘edhe pse unë konsideroj se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare e kështu me radhë’. Kur i shikoni deklaratat e saj para fushatës së vitit 2024, ajo ndalet këtu. Ndërsa më pas e sqaron – ndonëse nuk është ashtu – siç thotë në deklaratën e saj aktuale. Domethënë, ajo grua ka qenë e vetëdijshme se po gënjente; kur thoshte se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare, ajo e dinte se kjo përsëri në asnjë mënyrë nuk e rrezikon identitetin kombëtar.
E njëjta gjë vlen për të gjithë propagandën e VMRO-së. Njerëzit gënjejnë me vetëdije. Përndryshe, nuk do t’u thoshin të huajve se marrëveshjet janë të mira. Ja, tani e pranuan. E gjithë ajo ishte një fushatë e zezë, se ne jemi tradhtarë, se Marrëveshja e Prespës po e rrezikon popullin, identitetin dhe gjuhën, por kjo nuk është e vërteta“, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...