Figurat e njohura publike që kanë rënë drastikisht në peshë, dhe si e kanë arritur këtë - Gazeta Express
string(86) "figurat-e-njohura-publike-qe-kane-rene-drastikisht-ne-peshe-dhe-si-e-kane-arritur-kete"

Gazeta Express

26/10/2020 15:17

Figurat e njohura publike që kanë rënë drastikisht në peshë, dhe si e kanë arritur këtë

Gazeta Express

26/10/2020 15:17

Figurat e njohura publike që kanë pësuar ndryshime drastike.

Pesha në ditët e sotme është ndër problemet kryesore tek njerëzit, ky problem është parë edhe tek shumë figura të njohura në vendin tonë.

Lexo Edhe:

Duke filluar me këngëtaren e njohur Big Mama, që atëherë ka qenë njëra ndër këngëtaret më me stil edhe përkundër peshës së saj.

Big Mama ishte ndër këngëtaret më të pëlqyera e ndër më të veçantat në vend. Këngëtarja vazhdon të mbetet e tillë, shkruan Gazeta Express.

Ajo duket se nuk e kishte problem peshën, këtë e ka pohuar edhe vet këngëtarja në shumë intervista ku është pyetur për këtë gjë, duke theksuar se pasha për të asnjëherë nuk i ka paraqitur problem, duke thënë madje se ajo gjithmonë është ndjerë mirë me veten.

Para dita vitesh Big Mama ka vendosur të bëjë një ndërhyrje në stomak për të rënë në peshë. Kjo ndërhyrje për këngëtaren rezultoi shumë e mirë dhe për një kohë shumë të shkurtër këngëtarja ka pësuar një ndryshim drastik.

Pas ndërhyrjes ajo është pyetur shumë se pse e ka marrë këtë vendim pasi që këngëtarja ka dëshmuar shumë herë se ajo është ndjerë mirë me veten e saj. Big Mama ka shtuar se këtë ndërhyrje e ka bërë për shkak se mosha e bën të veten dhe për të mos pasur probleme shëndetësore më vonë iu është dashur të intervenojë.

Përpos Big Mamës, kemi edhe këngëtaren e njohur, Gilin. Gili ka qenë vazhdimisht aktive në jetën e saj profesionale, e këtë e kanë bërë të ditur të gjitha këngët e saj që janë kthyer në hite.

Ajo me kalimin e kohës ka filluar të shtojë kilogramë, por së fundmi Gili ka rënë shumë në peshë dhe kjo përmes një diete që ia ka rekomanduar një dietologe. Si duket kjo ka pasur shumë sukses dhe këngëtarja po duket më në formë se kurrë.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by GILI Official profile (@gili.official) on

Këngëtarja e njohur Fifi është njëra ndër këto këngëtaret që ka pësuar një ndryshim drastik.

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më të përfolura në vendin tonë, kjo edhe për shkak peshës që ka pasur këngëtarja.

Ajo është karakterizuar për nga stili i saj i veçantë por edhe nga pesha, por këngëtarja nuk e ka pasur aspak problem.

Fifi ka treguar se në fillim të karrierës ajo nuk është mbështetur aspak për shkak peshës së saj, madje ka shtuar se sidomos në Kosovë njerëzit nuk kanë qenë aspak mbështetës, shkruan Gazeta Express.

Por ajo ka vite që është duke jetuar në Shqipëri, më saktësisht në Tiranë, ajo ka treguar mbi të gjitha se Shqipëria ka qenë vendi që e ka mbështetur më së shumti dhe që për shkak kësaj ajo gëzon edhe sot famën që ka.

Fifi vazhdimisht ka treguar se ajo është ndjerë shumë mirë me veten e saj, dhe aspak pesha nuk ka qenë problem që ajo të arrijë atë që ka dashur.

Me kalimin e kohës këngëtarja ka treguar se i është shfaqur një problem shëndetësor me shtyllën kurrizore, dhe kjo gjë ka bërë që edhe Fifi të intervenojë dhe të bie në peshë.

Këngëtarja ka treguar se ajo ka futur në barkë ballonin gastrik, dhe për disa kohë ka pritur që të ketë rezultat, si duket kjo nuk e ka ndihmuar aq shumë, këtë e ka pohuar edhe vet këngëtarja ku ka postuar një foto në Instastory para disa muajve dhe ka treguar se balloni nuk ka qenë ai që e ka ndihmuar të bie në peshë po kanë qenë trajtimet apo seancat që ajo ka ndjekur në qendrën e dobësimit të Shkenda Dobovës.

Së fundmi është edhe prezantuesja e njohur Blerona Zeqiri. Ajo ka disa vite që është pjesë e jetës së televizionit ajo tashmë është duke prezantuar emisionin “ Një kafe prej shpisë,” në televizionin 21.

Blerona ka disa muaj që ka pësuar një ndryshim drastik, kështu duke rënë shumë në peshë. Ajo kohët e fundit po duket më në formë se kurrë.

Blerona ka treguar se ka reduktuar ushqimin dhe ka shkuar në palestër, dhe ky ishte rezultati që ka habitur të gjithë.

Këto janë disa prej figurave të njohura që kanë pësuar ndryshime në rënien në peshë, duke u bërë kështu edhe frymëzim për njerëzit e tjerë që e vuajnë problemin e peshës./Gazeta Express/