Fifi vazhdon dramën në Big Brother – tregon si i shkroi hoxha - Gazeta Express
string(59) "fifi-vazhdon-dramen-ne-big-brother-tregon-si-i-shkroi-hoxha"

TV/Film

Gazeta Express

26/10/2021 19:59

Fifi vazhdon dramën në Big Brother – tregon si i shkroi hoxha

TV/Film

Gazeta Express

26/10/2021 19:59

Këngëtarja kosovare, Fifi ka vazhduar dramën e saj në shtëpinë e Big Brother Albania

Këngëtarja, e cila nuk shkon asnjë ditë pa u përfolur për të bëmat e saj në këtë shtëpi, sot ka folur për një moment besëtytnie, të cilin ajo e ka cilësuar si të sikletshëm.

Lexo Edhe:

E brishtë sa i përket anës emocionale, sidomos në raportet e saj me Granitin, vëllain e moderatores Genta Canës sot ka treguar për kohën kur ajo vuante nga depresioni.

Por, çudia më e madhe ishte ajo kur Fifi tha se e ka kaluar depresionin pa përdorur ilaçe, pasi që për këtë kishte shkuar të një hoxhë, i cili i kishte kënduar asaj Kuran dhe shkruar.

Ajo po ashtu tha se kishte filluar që të falte edhe namazin e sabahut.