Fifi thotë se ajo e do më shumë partnerin, sesa ai atë - zbulon detaje të reja nga lidhja - Gazeta Express
string(86) "fifi-thote-se-ajo-e-do-me-shume-partnerin-sesa-ai-ate-zbulon-detaje-te-reja-nga-lidhja"

Gazeta Express

29/10/2020 7:36

Fifi thotë se ajo e do më shumë partnerin, sesa ai atë – zbulon detaje të reja nga lidhja

Gazeta Express

29/10/2020 7:36

Fifi ishte protagonistja në “After Party-in” e Luana Vjollcës.

Këngëtarja zbuloi disa detaje të reja nga historia e dashurisë me Xhuljo Tabakun.

E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, ajo tha se marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Më tej, Fifi zbuloi se ajo e do më shumë partnerin, nga sa e do ai atë.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja i hoqi të gjithë miqtë dhe të njohurit nga Instagrami, të gjithë-përpos partnerit. Në këtë mënyrë ajo zyrtarizoi publikisht lidhjen e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement