FIFA me plan për ta shpëtuar futbollin - Gazeta Express
string(38) "fifa-me-plan-per-ta-shpetuar-futbollin"

FIFA me plan për ta shpëtuar futbollin

Gazeta Express

31/03/2020 23:56

Ndërsa pandemia e Koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin. Sipas një burimi pranë konfederatës botërore, ky institucion po studion mundësinë e zbatimit të një Plani Marshall për të ndihmuar ekonomikisht klubet që janë detyruar të ndërpresin aktivitetin.

“Ne konfirmojmë që FIFA është duke punuar mbi mundësinë e ofrimit të ndihmës për komunitetin e futbollit në të gjithë botën , – nënvizoi FIFA, – pasi të ketë bërë një vlerësim global të ndikimit financiar që do të ketë kjo pandemi në futboll”. Sipas buxhetit të fundit, arkat e FIFA-s do të kishin 2.4 miliardë euro të gatshme për përdorim urgjent.

Lexo Edhe:

Detajet e planit nuk janë zbuluar ende. Pasi ka analizuar situatën, FIFA duket se ka vendosur të dëgjojë ankesat që vijnë nga shumë pjesë të botës së futbollit. Si nga klubet, ashtu edhe nga lojtarët. Ditët e fundit, një artikull në New York Times përmendte një fond të veçantë urgjence prej qindra milionë dollarë.