FHK falënderon shqiptarët për përkrahje në Bosnjë, nuk harron as tifozët vendasë pas mesazhit që shfaqen sot - Gazeta Express
string(107) "fhk-falenderon-shqiptaret-per-perkrahje-ne-bosnje-nuk-harron-as-tifozet-vendase-pas-mesazhit-qe-shfaqen-sot"

FHK falënderon shqiptarët për përkrahje në Bosnjë, nuk harron as tifozët vendasë pas mesazhit që shfaqen sot

Sport

Gazeta Express

12/03/2023 21:08

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka falënderuar shqiptarët që përkrahen Kombëtaren e Kosovës sot në Tuzllë.

“Dardanët” u përballen me Bosnjë-Hercegovinën në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vendasit triumfuan me rezultatin 25:18, duke ia shuar kështu shpresat Kosovës për një kualifikim.

FHK ka falëndruar shqiptarët që ishin të pranishëm në palestër sonte, duke shkruar: “Falenderojmë shqiptarët e Tuzllës dhe qyteteve tjera të Bosnjë-Hercegovinës për përkrahjen në palestër”.

Në fillimin e ndeshjes u shfaq një mesazh nga tifozët boshnjakë, që mori vëmendje gjithashtu.

“Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhej në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.

FHK falënderoi edhe tifozët në fjalë, duke shkruar: “Po ashtu mirënjohje për tifozët e Bosnjë-Hercegovinës për mesazhin e fuqishëm të shfaqur gjatë intonimit të himnit tonë në palestrën në Tuzlla”. /Gazeta Express/