FFK ngushëllon familjen Shurdhani - Gazeta Express
string(35) "ffk-ngushellon-familjen-shurdhani-2"

FFK ngushëllon familjen Shurdhani

Gazeta Express

02/04/2020 20:22

Ish-futbollisti i KF Lepencit, Trimor Shurdhani ka ndërruar jetë.

Edhe FFK i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e ish-lojtarit.

Lexo Edhe:

Telegram ngushëllimi për Familjen Shurdhani nga FFK:

E nderuar Familje Shurdhani!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Trimor Shurdhani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Trimori si ish-futbollist i KF “Lepenci” la gjurmë në futbollin kaçanikas dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe një profesionist i vërtetë i sportit. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së