Me një konferencë për media, mbrëmë filloi zyrtarisht edicioni i dytë i RLIOF. Presidenti i festivalit, tenori Rame Lahaj, bashkë me Përparim Ramën – kryetar i Prishtinës, Hajrulla Çekun – ministër i Kulturës, Jean Bernard Thomas – mjeshtër vokali dhe Ulpiana Aliajn – koordinatore artistike e festivalit, folën gjatë konferencës për rëndësinë e mbajtjes së këtij edicioni dhe për të gjitha risitë dhe ngjarjet që e karakterizojnë këtë edicion të festivalit të vetëm operistik në rajon.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se festivali do të vazhdojë të mbështetet nga Komuna e Prishtinës në çfarëdo forme të mundshme, ndërsa ministri Çeku përmendi pasurimin që arti dhe kultura e Kosovës e marrin me mbajtjen e një festivali të tillë ku emra prestigjiozë nga e mbarë bota zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës.
Menjëherë pas konferencës filloi edhe masterklasa e parë e festivalit, me mjeshtrin e vokalit Jean Bernard Thomas, i cili e shoqëron edhe tenorin Rame Lahaj në rrugëtimin e tij artistik.
Koncerti i parë i festivalit fillon sonte, në ora 20:00, me pjesëmarrjen e Don’t Listen To Your Neighbors. Koncerti mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës.
/Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...