Festa e çmendur e Djokovic dhe tenistëve të tjerë të infektuar, reagon Kyrgios - Gazeta Express
string(77) "festa-e-cmendur-e-djokovic-dhe-tenisteve-te-tjere-te-infektuar-reagon-kyrgios"

Festa e çmendur e Djokovic dhe tenistëve të tjerë të infektuar, reagon Kyrgios

Gazeta Express

23/06/2020 15:16

Nicholas Kyrgios, i njohur si problematiku i tenisit, ka kërkuar që tifozët të mos ia përmendin kurrë më veprimet e tij të papërgjegjshme, pasi që tha se turneu dhe festa e Novak Djokovicit ia ka lënë nën hije të gjitha ato veprime.

Pasi ATP-ja vendosi t’i suspendojë të gjitha garat zyrtare të tenisit shkaku i përhapjes së Covid-19 në botë, Novak Djokovic e nisi një turne më 13 qershor në Beograd, që më pas u zhvendos në Zadar të Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troiki të gjithë rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë fundjavës, ndërsa të njëjtin fat e pësoi edhe Djokovic sot.

Kjo ka bërë që planet për kthimin e garave zyrtare të tenisit në gusht të vihen në pikëpyetje – gjë që ka shtyrë reagime të ashpra nga bota e tenisit, në mesin e të cilëve edhe vetë Kyrgios.

“Lutem për të gjithë lojtarët që janë infektuar me Covid-19”, ka thënë Kyrgios, në reagim ndaj një videoje ku shihen tenistët dhe një numër i madh i njerëzve duke festuar së bashku gjatë ditëve të fundit.

“Mos më etiketoni më për çfarëdo që kam bërë që ka qenë ‘e papërgjegjshme’ ose është klasifikuar si ‘budallallëk’ – ky është kulmi”.

Më vonë, Kyrgious edhe e shpërndau një reagim të Melanie Maizels ndaj postimit të tij. Ajo shkroi “sa budallenj mund të jenë ata, sinqerisht?”, teksa Kyrgios la të kuptohet se edhe ai pajtohet me vlerësimin e saj. /Gazeta Express/