Fero publikon foto të 30-vjeçarit që u vra në Ferizaj: Allahu n’xhenet vlla - Gazeta Express
string(73) "fero-publikon-foto-te-30-vjecarit-qe-u-vra-ne-ferizaj-allahu-nxhenet-vlla"

Fero publikon foto të 30-vjeçarit që u vra në Ferizaj: Allahu n’xhenet vlla

Lajme

Gazeta Express

28/05/2022 10:24

Një vrasje ka ndodhur në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit. I vrarë ka mbetur një 30-vjeçar, me inicialet G.H, derisa i dyshuar për vrasjen është poashtu një 30-vjeçar, me inicialet Q.J, raporton Express.

Viktima duket se ka qenë shok i reperit Fero, i cili pas lajmit ka reaguar në Instagram.

Lexo Edhe:

Fero ka publikuar një foto me të në Instagram, duke shkruar “Allahu n’xhenet vlla”.

Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Viktima është G.H i moshës 30 vjeçare i cili si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuar për vrasjen është Q.J (30 vjeç), i cili në vendin e ngjarjes është kapur me armë në dorë nga policë civilë e me rroba zyrtare.

Siç tregon Policia në komunikatë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një nga policët, siç thotë komunikata, me qëllim të shmangies së rrezikut ndaj tij dhe kolegëve, e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me rastin është duke u marrë edhe Inspektorati Policor i Kosovës./Gazeta Express