Fero premton “diss” kundër UniKKatilit – thotë se do del së shpejti - Gazeta Express
string(63) "fero-premton-diss-kunder-unikkatilit-thote-se-do-del-se-shpejti"

Fero premton “diss” kundër UniKKatilit – thotë se do del së shpejti

Muzike

Gazeta Express

06/05/2022 21:48

Sherri në mes të UniKKatilit dhe Feros nuk duket se do të përfundon së shpejti

Reperi gjilanas e kishte nisur një luftë me UniKKatilin para më shumë se dy viteve ku e kishte quajtur atë “picamen”. Por, UniKKatil nuk kishte folur në atë kohë deri mbrëmë ku ai lansoi këngën me titull “Po eci”, e ku pikërisht këtu kemi një “diss” për Feron.

Lexo Edhe:

“Mu picamen s’je n’veti jo; qato nuk kom folë se shihet me kohë; vlej do milion p…ti as ni trohë; Ça merr n’koncert ti un lypsav i dho”, thur lirikat e tij në këngën e re UniKKatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.

Fillimisht Fero dje shkroi duke e cilësuar prapë me fjalën picamen.

“Share picamenit kejt @unikkatilofficial ti je simbol qka o me p… nshishe”, ka shkruar Fero në Story të Instagram.

Mbrëmë Fero ka shkruar se ai ka anuluar një takim “për shkak se nuk ka dëshirë që të pret një, dy tre vjet”.

“Q… nanën në Punta Cana kesh tuj shku, u desh me u kthy në Gjilan – në Punta Cana. Nesër të kallxoj”, thotë ai në një video. (Shiko videon https://streamja.com/lXKEr )

Por, më pas ai ka postuar një video ku thotë se kënga e tij do të lansohet pasnesër, por që ai në këtë video e ka etiketuar edhe reperin Mozzik, i cili ka një këngë me UniKKatilin.

“Edhe për atë Mickey Mouse (lexo: Mozzik) kemi diçka”, thotë Fero. (Shiko videon https://streamja.com/KLdZv )

Ndërkohë sonte Fero po ashtu e ka paralajmëruar një “diss” të tij. Sipas tij ai është rrugës duke shkuar në studio.

“Jam rrugës duke shkuar në studio edhe nëse ju doni që me i shkru në tekst uni… diçka qomani qitu t’ia shti në tekst”. (Shiko videon… https://streamja.com/emKWq )

Ndërkohë, kënga “Po eci” për 24 orë ka arritur në kuotën e më shumë së 742 mijë klikimeve në youtube. /GazetaExpress/