Ferizaj në telashe të mëdha financiare, lojtarët s’kanë marrë pagë që 4 muaj - Gazeta Express
string(74) "ferizaj-ne-telashe-te-medha-financiare-lojtaret-skane-marre-page-qe-4-muaj"

Gazeta Express

05/04/2020 15:41

Ferizaj në telashe të mëdha financiare, lojtarët s’kanë marrë pagë që 4 muaj

Gazeta Express

05/04/2020 15:41

Ferizaj ka thënë se është në telashe të mëdha financiare në mungesë të sponsorëve, gjë që e bën edhe më të rëndë gjendjen e klubit në kohën e krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Futbollistët dhe stafi i klubit të Ferizajt nuk kanë marrë pagë që katër muaj, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ferizaj, i cili edhe këtë sezon po luftonte për mbijetesë në Ipko Superligë deri në pezullimin e sezonit deri në një datë të papërcaktuar, është ankuar për mungesë të sponsorëve, përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

“Klubi ynë vazhdon të përballet me probleme financiare edhe në këtë sezon. Futbollistët dhe shtabi teknik nuk kanë marrë pagat që 4 muaj, as edhe në këtë gjendje të rëndë që jemi. Ne si klub jemi thellësisht të habitur dhe të brengosur për gjendjen që është klubi jonë , kur e dimë që kemi donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe ende vazhdojnë problemet financiare dhe përkrahja e tyre është duke i munguar klubit tonë”, shkruhet në reagimin e Ferizajt.

“Ujqit”, që renditën në pozitën e 10-të në Superligë, pra në zonën e rënies nga liga elitare, u kanë bërë thirrje kompanive brenda qytetit t’i ndihmojnë klubit të mbijetojë.

“Ferizaj është qyteti i 3-të me popullsi, dhe me disa nga kompanitë më të mëdha në vend, andaj nuk e meritojmë të jemi në këtë gjendje. Duhet të merren masat që njëherë e përgjithmonë problemet financiare në klubin tonë të largohen, dhe të kemi një skuadër të organizuar mirë dhe stabile”. /Gazeta Express/