Ferizaj do të jetë vendas në ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë
Sport
Gazeta Express
30/05/2023 16:43
Sot është bërë tërheqja e shortit për
ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 4 qershor,
në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Gazeta Express.
Për këtë ndeshje në cilësinë e vendasit do
të jetë Ferizaj.
Kujtojmë se skuadra fituese nga kjo
përballje do të sigurojë pjesëmarrjen për Superligë sezonin e ardhshëm.
Ferizaj e mbylli sezonin në pozitën e tetë në elitën e futbollit kosovar, teksa Liria, që ishte e dyta në Grupin A të Ligës së Parë, në barazhin e Ligës së Parë mposhti Ulpianën.