Ferdinand këshillon Liverpoolin ta blejë sa më parë Haalandin - Gazeta Express
string(61) "ferdinand-keshillon-liverpoolin-ta-bleje-sa-me-pare-haalandin"

Sport

Gazeta Express

25/11/2021 19:06

Ferdinand këshillon Liverpoolin ta blejë sa më parë Haalandin

Sport

Gazeta Express

25/11/2021 19:06

Rio Ferdinand, legjenda e Manchester United, tashmë komentator televiziv, i befasoi të gjithë duke i rekomanduar Liverpoolit, rivalit të madh të ish klubit të tij, blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

21-vjeçari është vënë në shënjestër të gjigantëve evropian pas paraqitjeve pozitive që prej transferimit në Bundesliga.

Lexo Edhe:

Ai deri më tani ka statastika vërtet të frikshme.

Haaland ka shënuar më shumë gola se sa ka bërë paraqitje me fanellën e Dortmundit.

Norvegjezi deri më tani numëron 70 gola në 69 paraqitje që nga janari i vitit 2020.

“Mendoj se ai është më i përshtatshëm për skuadrat e tjera sesa për Cityn. Po të isha Liverpooli, do ta hidhesha në sulm për të, tani. Nëse firmos me Liverpoolin, ky ekip do të bëhet shkatërrues”, tha ish kapiteni djajve të kuq.

“Nuk mendoj se do të ishte e vështirë për Haalandin që të përshtatej me Liverpoolin. Mund ta shihni. Grealish tani tek City. Është lojtar i mirë, i shkëlqyer, të gjithëve na pëlqen ta shohim duke luajtur, por është më e vështirë të përshtatesh te City”.

Ferdinand patjetër që do të jetë kryqëzuar nga tifozët e “Djajve të Kuq” për këtë koment, pasi ata e kanë të vështirë ta pranojnë që një idhull i tyre të flasë pozitivisht për një rival të përjetshëm.

E aq më keq pasi United gjithashtu beson fuqishëm në blerjen e Haaland me të cilin do të siguronte sulmin për 10 sezonet e ardhshme. /Gazeta Express/