Fenomene paranormale: Në pubin e një fshati xhirohet “një fantazmë” - Gazeta Express
string(64) "fenomene-paranormale-ne-pubin-e-nje-fshati-xhirohet-nje-fantazme"

Mistere

Gazeta Express

04/05/2021 0:48

Fenomene paranormale: Në pubin e një fshati xhirohet “një fantazmë”

Mistere

Gazeta Express

04/05/2021 0:48

CCTV kanë kapur në një pub një fantazmë që bën lëvizje si të njeriut gjatë natës

Xhirimi ka lënë stafin të tmerruar nga bujtina Twa Dogs Inn në Keswich, Cumbria të cilët besojnë se ata kanë parë një fantazmë. CCTV kamera ka incizuar gjatë natës së kaluar kur edhe ka kapur një fantazmë njerëzore që sillet në kafiteri.

Lexo Edhe:

Video shfaq pubin e mbyllur të birrës, i cili siç duket nuk ka asgjë brenda.

Dy drita floureshente të rrethuara nga një shtresë e errët shihen duke lëvizur rreth kësaj hapësire.

Edhe pse fytyra nuk është e dukshme, forma e trupit ngjason me një trup njerëzor fantazmë, transmeton GazetaExpress.  

Klipi i mistershëm është parë nga Sharon Hankkin, një punëtore e stafit për tetë vite.

“Po i shikoja kamerat e CCTV gjatë tërë natës dhe thashë; Çfarë dreqin është kjo?”, tha ajo për Cumbria Crack.

“Bëra video të xhirimit të CCTV në telefonin tim.  Ju mund të shihni hijezimin e një trupi i cili duket sikurse ka një kokë dhe këmbë dhe në fund mund të shikoni se si i lëviz krahët ai”.

Peter Hardin, pronar i pubit, e kontrolloi kopshtin e klubit të tij pasi pa atë që ai i referohet si xhirim i “pabesueshëm”.

“Për shkak të Covidit, ne kemi rregulluar më ndaras zonën për shërbimet në tavolinë në pub kështu që kemi vendosur bari artificial por edhe dy çadra”, tha ai.

“Ai sikur ngrihej në çadër, kështu që  nëse nuk ka gjë shqetësuese atje (në terrasën e pubit), nuk e di. Duket me të vërtetë diçka jeshile dhe floureshente”.

“Ka dy rrethe që duken si drita që lëvizin pas dhe përpara”.

Harding shton se ai beson që pubi ka një banor mistik për të cilin thuhet se gjuan dhomat e pishinave.

Si zonja Hankin edhe Marjorie, gruaja e Harding, thonë se e kanë parë këtë fantazmë edhe më parë.

“Kur isha duke punuar aty pak vite më parë, pashë një figurë që kishte veshur një xhaketë të kaltër e cila arriti të hynte brenda përmes çelësit të derës”, tha Hankin.

“Shkova për të shikuar por nuk ishte askush aty”.

Anëtarët e tjerë të stafit raportojnë se kanë pasur përvoja të njëjta, kanë dëgjuar gjurmët dhe madje një “ulërime të forta” pasi kishin vendosur çelësat lart.

Madje, sipas zonjës Hankin tha se ka pasur raste kur shtretërit e rregulluar janë çrregulluar dhe është dukur sikur dikush është shtrirë në ta. /GazetaExpress/