Fejza e VV'së: Isha duke pirë kafe me Mehanin kur e sulmoi Lushtaku, Zabelin e sulmoi grupi i tij - s'na ndalin - Gazeta Express
string(105) "fejza-e-vvse-isha-duke-pire-kafe-me-mehanin-kur-e-sulmoi-lushtaku-zabelin-e-sulmoi-grupi-i-tij-sna-ndalin"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 15:15

Fejza e VV’së: Isha duke pirë kafe me Mehanin kur e sulmoi Lushtaku, Zabelin e sulmoi grupi i tij – s’na ndalin

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 15:15

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, tha se kishte qenë e pranishme kur ndodhi incidenti në një kafene në Skenderaj.

Ajo tha se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht zëvendësministrin në detyrë, Hysni Mehani, i cili është kryetar i degës së VV’së në këtë komunë, ndërsa aktivistin e Vetëvendosjes, Bahri Zabeli, e kanë sulmuar grupi i Lushtakut.  

“Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij. Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen”.

Krahas thirrjes për të trajtuar këtë rast, Fejza tha se këto sulme nuk i “ndalin”.

“Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve. Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement