Fehmi Kupina takohet me banorë të Pejtonit: Prishtina të zhvillohet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen - Gazeta Express
string(117) "fehmi-kupina-takohet-me-banore-te-pejtonit-prishtina-te-zhvillohet-duke-ruajtur-traditen-dhe-duke-ndertuar-te-ardhmen"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:36

Fehmi Kupina takohet me banorë të Pejtonit: Prishtina të zhvillohet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:36

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se është takuar me banorë të lagjes Pejton në Prishtinë, ku ka qenë së bashku me Sheqir Zenelin, i cili është numri dy i listës së tyre për Kuvend Komunal.

Kupina ka thënë se kjo zonë e Prishtinës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe shpeshherë banorët nuk janë konsultuar për orientimin e zhvillimit.

”Ne iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë të mbingarkuar”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

Bashkë me Sheqir Zenelin, numrin dy të listës sonë për Kuvend Komunal, dhe shoqëruar nga z. Nuredin Ibishi, takuam një grup të banorëve të lagjes Pejton në Kryeqytet.

Kjo zonë e Prishtinës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe shpesherë banorët nuk janë konsultuar për orientimin e zhvillimit.

Ne iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë të mbingarkuar.

Është e domosdoshme që Prishtina të zhvillohet por kjo duhet të bëhet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen.

#lidhjaeprishtines #Prishtina #LP115