Ekziston mundësia që, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, ndeshja ndërmjet Maqedonisë së veriut dhe Kosovës të luhet pa praninë e tifozëve
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut shpreson që ndeshja ndërmjet ekipit kombëtar të këtij shteti dhe Kosovës, të luhet në praninë e shikuesve, shkruan Gazeta Express.
Maqedonia e Veriut do të përballet me “Dardanët” në ndeshjen e 26 marsit në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.
Kohëve të fundit po flitet se kjo ndeshje mund të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të koronavirusit.
Mirëpo, Federata maqedonase shpreson që të mos marrë rekomandim apo ndalim eventual të prezencës së shikuesve nga ana e institucioneve shtetërore.
Maqedonasit shpresojnë të luajnë me shikues, në mënyrë që ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre. /Gazeta Express/

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...