FC Prishtina ndahet me trajnerin Alban Dragusha - Gazeta Express
string(47) "fc-prishtina-ndahet-me-trajnerin-alban-dragusha"

Sport

Gazeta Express

04/06/2026 15:37

FC Prishtina ndahet me trajnerin Alban Dragusha

Sport

Gazeta Express

04/06/2026 15:37

FC Prishtina ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Alban Dragusha.

Bashkëpunimi mes tyre nuk zgjati shumë pasi Dragusha iu bashkua ekipit kryeqytetas pak muaj më parë për ta zëvendësuar Afrim Tovërlanin, ndërsa ishte larguar nga Ramiz Sadiku, shkruan “Gazeta Express”.

Në mungesë të arritjes së objektivave dhe pas mbetjes jashtë garave evropiane, prishtinasit planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha gjatë verës dhe revolucionin e kanë nisur prej shtabit teknik.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Bardhekaltërve për ndarjen me Dragushën.

“FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alban Dragusha.”

“Dragusha udhëhoqi ekipin tonë në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal për klubin.”

“Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement