FBK publikon vendimet: Trepça dënohet me 1100 euro, Drilon Hajrizi me 400 - Gazeta Express
string(71) "fbk-publikon-vendimet-trepca-denohet-me-1100-euro-drilon-hajrizi-me-400"

FBK publikon vendimet: Trepça dënohet me 1100 euro, Drilon Hajrizi me 400

Sport

Gazeta Express

23/05/2023 16:57

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet nga ndeshja e pestë finale, mes Trepçës dhe Pejës, e zhvilluar më 18 maj.

Kjo ndeshje u zhvilluar në palestrën “Minatori”, teksa u fitua nga pejanët, të cilët edhe u shpallen kampionë të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga kjo ndeshje, klubi i Trepçës është dënuar në total me 1100 euro. Kurse, lojtari i tyre, Drilon Hajrizi, me 400 euro.

Pa dënime nuk shpëtuan as anëtarët e klubit të Pejës. Trajneri i kësaj skuadra, Yoram Hadar, u dënua me 50 euro.

Kapiteni i “verdhezinjve”, Arti Hajdari, me 200 euro – ashtu si edhe Jalen Tate.

/Gazeta Express/