Në këtë fundjavë do të nis sezoni i ri në top ligat evropiane.
Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 pritet të sjellin spektakël dhe të jenë mjaft interesante, shkruan “Gazeta Express”.
E kompanitë e njohura të basteve qysh tash kanë nisur t’i nxjerrin përmes përqindjeve favoritët për ta fituar titullin e kampionit në Top 5 ligat evropiane.
Në Angli, favorit shihet kampioni aktual, Manchester City, i ndjekur nga Arsenali.
Në La Liga, kampioni aktual, Real Madrid shihet si favorit absolut karshi Barcelonës.
Kurse në Serie A, po ashtu kampioni aktual, Inter, shihet me mundësitë më të mëdha për ta mbrojtur titullin, i ndjekur nga Juventusi dhe nga Milani, që ka shumë pak gjasa, gjithnjë sipas këtyre kompanive të basteve.
Në Gjermani, Bayern Munichu, i cili dështoi ta fitonte titullin në sezonin e kaluar, i cili i takoi Bayer Leverkusenit, konsiderohet si favorit, njëjtë si Paris Saint-Germaini në Francë.
Sidoqoftë, befasitë gjithmonë janë të mundshme në futboll dhe deri në fund të sezonit nuk i dihet kurrë se çka do të ndodhë. /Gazeta Express/