Faton Peci pas votimit: Kosovës i duhen institucione funksionale dhe stabile - Gazeta Express
string(75) "faton-peci-pas-votimit-kosoves-i-duhen-institucione-funksionale-dhe-stabile"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 11:07

Faton Peci pas votimit: Kosovës i duhen institucione funksionale dhe stabile

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 11:07

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Peci theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve funksionale në nivel qendror, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve dhe do të adresojnë nevojat e tyre të përditshme.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë, sepse Kosovës i duhen institucione të nivelit qendror. Na duhet një president, një qeveri funksionale që shërben në baza ditore për nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe për ambiciet që i kemi si shoqëri”, deklaroi ai.

Peci shprehu gjithashtu dëshirën që vendi të hyjë në një periudhë stabiliteti institucional pas këtyre zgjedhjeve.

“Uroj që këto të jenë zgjedhjet e fundit të parakohshme, sepse Kosovës i duhen institucione stabile”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement