Fatmir Limani: “E mundëm kastën e vjetër, por pas fitores u veprua njëjtë ose edhe më keq” - Gazeta Express
string(86) "fatmir-limani-e-mundem-kasten-e-vjeter-por-pas-fitores-u-veprua-njejte-ose-edhe-me-keq"

Maqedoni

Gazeta Express

22/06/2026 13:58

Fatmir Limani: “E mundëm kastën e vjetër, por pas fitores u veprua njëjtë ose edhe më keq”

Maqedoni

Gazeta Express

22/06/2026 13:58

Fatmir Limani ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon mënyrën se si, sipas tij, është ushtruar pushteti pas ndryshimeve politike të premtuara informon Tetovasot.

Në postimin e tij, Limani thotë se qytetarët u mobilizuan për të luftuar të keqen dhe për të sjellë ndryshimin, por pas ardhjes në pushtet, sipas tij, u përsëritën të njëjtat praktika, madje në disa raste edhe më keq se më parë.

“Vendosëm karakteret që të luftojmë të keqen dhe pas fitores u veprua njëjtë ose më keq. Në emër të ndryshimit u mposht ‘kasta’ e vjetër, pastaj filloi shpërblimi i ‘kokave’ të shërbimit në emër të votuesit të heshtur”, shkruan Limani.

Ai shton se opozita arriti me mjeshtëri të pastrojë, siç e quan ai, “çibanin politik”, duke e ekspozuar para qytetarëve dështimin e pushtetit të mëparshëm.

Postimi i Limanit përfundon me mesazhin politik “#ZgjedhjePërZgjidhje”, duke lënë të kuptohet se zgjidhjen e situatës aktuale e sheh te rikthimi i qytetarëve në kutitë e votimit.

Reagimi i tij ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përballet me përplasje dhe riorganizime të reja politike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement