Familja e pasur feston fitoren e konservatorëve, blen shtëpi 65-milionëshe në Londër - Gazeta Express
string(82) "familja-e-pasur-feston-fitoren-e-konservatorev-blen-shtepi-65-milioneshe-ne-londer"

Familja e pasur feston fitoren e konservatorëve, blen shtëpi 65-milionëshe në Londër

Gazeta Express

14/12/2019 14:41

Një familje e paidentifikuar e ka blerë një shtëpi super-luksoze prej 65 milionë funtesh pasi e mori lajmin se mbrojtësi ishtresës së pasur, Boris Johnson, i fitoi zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe.

Kjo blerje besohet të jetë njëra prej blerjeve më të mëdha në tregun e pasurive të paluajtshme në këtë shtet. Shumë persona të pasur kanë ngurruar të blejnë prona të shtrenjta deri në momentin kur u siguruan se zgjedhjet i fitoi Partia Konservatore.

Lexo Edhe:

Shtresa e pasur e britanikëve nuk kanë simpati për Partinë Laburiste për shkak se ajo kishte premtuar se do të vendosë taksa më të larta për të pasurit, nëse vjen në pushtet. Një zyrtar i kësaj partie madje kishte thënë se miliarderët nuk duhet të ekzistojnë fare.

“Nëse Corbyn dëshiron që të vendosë më shumë taksa sesa ekzistojnë tash, apetiti im për të paguar më shumë sesa jam duke paguar tash nuk është shumë i madh”, kishte thënë miliarderi John Caudëell.

Duket se ai u gëzua shumë kur e kuptoi se zgjedhjet i ka humbur partia që e kërcënonte me taksa shtesë. “Lajm i mrekullueshëm. Tash Britania më në fund mund të lëvizë përpara, për Brexit-in dhe për sigurimin e rritjes ekonomike për kombin tonë të mrekullueshëm”, shkroi ai në Tëitter.

Ndryshe, Partia Konservatore e mposhti në mënyrë të bindshme rivalen kryesore, Partinë Laburiste, në zgjedhjet që u mbajtën të enjten e kaluar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.