Falsifikonte viza për emigrantë nga vende të treta, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë - Gazeta Express
string(94) "falsifikonte-viza-per-emigrante-nga-vende-te-treta-arrestohet-22-vjecari-nga-bregu-i-fildishte"

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 10:06

Falsifikonte viza për emigrantë nga vende të treta, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 10:06

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Itinerari”, duke goditur një rast të falsifikimit të vizave hyrëse në Shqipëri.

Në pranga ka rënë A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, i dyshuar si organizatori i një skeme kriminale që përfshinte falsifikimin dhe shitjen e vizave për emigrantë nga vende të treta, kundrejt 1000 eurove për dokument.

Në kuadër të operacionit u proceduan penalisht edhe dy bashkëpunëtorë të tij: një tjetër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe një shtetas shqiptar, banues në Shkodër.

Hetimet disajavore kanë dokumentuar 7 raste të kësaj veprimtarie, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.