Flaka Loxha do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Prix e Parisit.
Xhudistja kosovare merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogram, shkruan Gazeta Express.
Loxha arriti deri në gjysmëfinale të turnirit, teksa aty u mposht nga kundërshtarja kroate, Ana Viktorja Puljiz.
Në sfidën për vendin e tretë, garuesja nga Kosova përballet me një tjetër kroate, Tihea Topolovec./Gazeta Express