Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian - Gazeta Express
string(87) "eurodeputeti-estonez-riho-terras-zgjidhet-raportues-per-kosoven-ne-parlamentin-evropian"

Lajme

Gazeta Express

15/11/2024 12:23

Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Lajme

Gazeta Express

15/11/2024 12:23

Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”, transmeton Gazeta Express. Terras që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala, një politikan kroat. Për Bosnjë-Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi Reneë Europe, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Ëeitz nga grupi i Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement