EuroBasket 2022/ Orari i finales së madhe dhe ndeshjes për vendin e tretë - Gazeta Express
string(72) "eurobasket-2022-orari-i-finales-se-madhe-dhe-ndeshjes-per-vendin-e-trete"

Sport

Gazeta Express

17/09/2022 10:45

EuroBasket 2022/ Orari i finales së madhe dhe ndeshjes për vendin e tretë

Sport

Gazeta Express

17/09/2022 10:45

Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të premten mbrëma, u mësuan edhe emrat e ekipeve kombëtare që do të luftojnë për trofeun e madh të FIBA EuroBasket 2022.

Franca, kampione e vitit 2013, dhe Spanja tre herë fituese e këtij kompeticioni, rezervuan biletat e tyre për finalen e së dielës – shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, Polonia dhe Gjermania do të përballen mes vete në ndeshjen për vendin e tretë.

Franca kaloi në finale pasi mposhti lehtësisht Poloninë me rezultatin 95:54, teksa Spanja fitoi ndaj Gjermanisë 96:91.

Orari i ndeshjeve:

E diel, 18 shtator
Gjermani – Poloni, 17:15
Spanjë – Francë, 20:30

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në “Mercedez-Benz Arena” të Berlinit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement