Euro mbetet nën 97 lekë - Gazeta Express
string(23) "euro-mbetet-nen-97-leke"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:09

Euro mbetet nën 97 lekë

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:09

Kursi zyrtar i këmbimit, i publikuar nga Banka e Shqipërisë, ka shënuar disa luhatje të lehta për monedhat kryesore.

Dollari amerikan këmbehet me 82.08 lekë, duke pësuar një rënie prej 0.44 lekësh, ndërsa euro qëndron e pandryshuar në 96.91 lekë.

Paundi britanik ka zbritur lehtë në 111.92 lekë, dhe franga zvicerane në 103.74 lekë.

Ndër monedhat skandinave, korona suedeze dhe daneze mbeten të pandryshuara, ndërsa korona norvegjeze shënon një rënie të vogël.

Juani kinez dhe lira turke kanë shënuar lëvizje minimale.