Etnik Peci, i gatshëm për të debutuar me Kosovën A - Gazeta Express
string(49) "etnik-peci-i-gatshem-per-te-debutuar-me-kosoven-a"

Basketboll

Gazeta Express

26/06/2022 12:04

Etnik Peci, i gatshëm për të debutuar me Kosovën A

Basketboll

Gazeta Express

26/06/2022 12:04

Etnik Peci është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës. Krahas privilegjit përfaqësimi i shtetit në gara ndërkombëtare është edhe përgjegjësi.

Peci ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjithashtu edhe trajnerët. “Kisha dashur ta falënderoj Federatën dhe trajnerët për këtë mundësi që më është ofruar. Unë do të mundohem në çdo stërvitje dhe lojë të jap maksimumin”, është shprehur Peci për faqen zyrtare të FBK-së.

Lexo Edhe:

Ai ka folur edhe rreth pritjes në grup: “Atmosfera ka qenë shumë e mirë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Disa i kam njohur edhe më herët, por po ndihem shumë mirë që tash e kam mundësinë që t’i njoh edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë përvojë në Përfaqësuese dhe po mundohem që të mësoj prej tyre”.

Kosova udhëton drejt Danimarkës të martën dhe ka vetëm një synim fitoren, fitore e cila do të na rritë shpresat për kualifikim tutje.