string(106) "eshte0-urgjente-muharremi-lidhur-me-ceshtjen-e-energjise-na-duhen-500-1000-mw-kapacitete-te-reja-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 15:53

‘‘Është urgjente’’, Muharremi lidhur me çështjen e energjisë: Na duhen 500-1000 MW kapacitete të reja menjëherë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 15:53

Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar situatën e energjisë në vend, duke thënë se diskutimet rreth kësaj çështjeje s’duhet të reduktohen vetëm rreth theksimit dhe gjetjes së gabimeve, porse, duhet të diskutohet edhe gjetja e zgjidhjeve për kapacitete të reja.

Muharremi ka thënë se vendit i duhen  500-1,000 MW kapacitete të reja menjëherë, dhe se kjo është urgjente.

‘‘Edhe sikur me fillu sot punën dhe të merrnim vendimin, na duhen 3-4 vjet derisa realizohen këto projekte, derisa ndërtohen gjeneratorët. Prandaj nuk duhet me vazhdu me humbë më shumë kohë. Nuk mundemi me vazhdu me projekte prej vetëm 100 MW. Duhet projekte të mëdha. Menjëherë’’, ka deklaruar ai.

Postimi:

Koha për një Paradigmë të Re Qeverisëse në Kosovë

Diskutimet për energji nuk duhet të reduktohen vetëm në theksim dhe gjetje të gabimeve. Ne duhet sa më parë me fillu diskutimet dhe të gjejmë zgjidhje për kapacitete të reja. Neve na duhen 500-1,000 MW kapacitete të reja menjëherë, dje. Kjo është urgjente se na shpëton qindra miliona e miliarda euro dhe e forcon ekonominë dhe sigurinë tonë.

Edhe sikur me fillu sot punën dhe të merrnim vendimin, na duhen 3-4 vjet derisa realizohen këto projekte, derisa ndërtohen gjeneratorët. Prandaj nuk duhet me vazhdu me humbë më shumë kohë. Nuk mundemi me vazhdu me projekte prej vetëm 100 MW. Duhet projekte të mëdha. Menjëherë.

Energjia, deficiti tregtar, inflacioni dhe tregu i punës janë temat kryesore për ekonominë tonë. Duke i adresuar dhe zgjidhë këto, ne i rrisim kapacitetet, e forcojmë sektorin privat dhe gjithë ekonominë. Krejt kjo lidhet.

Për këtë arsye kam argumentuar për një ndryshim të paradigmës së qeverisjes në Kosovë. Duhet të transformohemi nga asfaltet dhe projektet kapitale te programet multi-ekonomike që adresojnë këto sfida serioze dhe e zhbllokojnë potencialin e vendit. Me një program ekonomik €10 MILIARDË në mandatin e ardhshëm, Kosova ka mundësi me bërë shumë të mira që ndoshta s’janë bërë kurrë më parë.

Kosova dhe partitë i kanë njerëzit dhe kapacitetet. Vetëm duhet guximi dhe vizioni i duhur. Edhe kjo punë kryhet. Nuk është as e pamundur, as e vështirë. Normal që është komplekse, por është plotësisht e mundshme. Kjo mund ta rrisë ekonominë tonë, madje ta dyfishojë në periudhën e ardhshme.