Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë një kujtim personal nga 24 maji i vitit 1992 – ditë historike kur qytetarët e Kosovës, përmes votës, zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës.
“Me Ibrahim Rugovën para 33 vitesh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. 867.557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën President të Republikës së Kosovës,” ka shkruar Hamiti në një postim përkujtues.
Sot, më 24 maj, Kosova shënon Ditën e Presidentit, një ditë që i kushtohet kujtimit të Presidentit historik dhe Atit Themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...