string(65) "eshte-gjetur-trupi-i-pajete-i-nje-maturanti-19-vjecar-ne-strumice"

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2025 13:32

Është gjetur trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2025 13:32

Dje, rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka” pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, u gjet trupi i pajetë i 19-vjeçarit M.A., maturant i njërës prej shkollave të mesme të Strumicës, transmeton Portalb.mk.

Lajmin për gjetjen e maturantit për MPB e konfirmojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Strumicë dhe SPB Strumicë.

Sipas prokurores Violeta Milçovska, gjetjet në trupin e djalit deri më tani nuk tregojnë shenja dhune. Trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi dhe pritet që analizat toksikologjike të japin pasqyrë më të qartë të shkaqeve të vdekjes.

Edhe SPB Strumicë konfirmon se dje është raportuar se trupi i pajetë i një djali 19-vjeçar nga Strumica është gjetur n[ Strumicë. Një mjek ka konfirmuar vdekjen, ndërsa inspektimi i vendit të ngjarjes është kryer nga një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Strumicës dhe një ekip nga SPB Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth vdekjes së djalit, as se si përfundoi ai në vendin ku u gjet.