Vera po vjen dhe natyrisht edhe hitet muzikore.
Së shpejti dy këngëtaret e njohura dhe të dashura nga publiku, Era Isterfi dhe Dhurata Dora do të sjellin një bashkëpunim.
Kënga do të publikohet pas lansimit të këngës së re të Era Istrefit e cila do të dalë së shpejti në treg, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Era Istrefi është një prej kosovareve që ka shënuar suksese në tregun ndërkombtare muzikor me këngën e saj “Bon-bon”. Ajo ka interpretuar në kampionatin botëror të futbollit në vitin 2018, në kuadër të ceremonisë përmbyllëse erformancën e saj në Luzhniki Stadium. Këngëtarja nga Kosova ka interpretuar në Rusi së bashku me aktorin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.
Edhe Dhurata Dora së fundmi ka shënuar shumë sukses me këngën “Lej” në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.