Episodet e reja të “Emily in Paris” xhirohen afër Shqipërisë - Gazeta Express
string(58) "episodet-e-reja-te-emily-in-paris-xhirohen-afer-shqiperise"

TV/Film

Gazeta Express

10/09/2024 21:07

Episodet e reja të “Emily in Paris” xhirohen afër Shqipërisë

TV/Film

Gazeta Express

10/09/2024 21:07

Dy ditë na ndajnë nga lançimi i pjesës së dytë të sezonit të katërt të serialit të shumë ndjekur, “Emily in Paris”.

Pjesa e parë e këtij sezoni doli më 15 gusht, derisa pjesa e dytë publikohet në platformën Netflix më 12 shtator.

Episodet e mbetura, premtojnë të sjellin edhe më shumë dramë, romancë si dhe modën ikonike pariziane, për të cilën edhe njihet ky serial. Vetëm dy javë më parë, platforma e filmave, Netflix, publikoi trailerin e pjesës së dytë të serisë. Nga ato që kemi parë nga ky trailer, këto episode do të sjellin edhe më shumë dinamikë.

Personazhi i Emily pritet të njihet me një personazh tjetër në jetën e saj, i cili quhet Marcelo. Takimi i saj me këtë karakter të ri, vjen edhe mes dramave që do të përfshijnë atë, Gabrielin dhe Camille.

E veçanta e pjesës së dytë, ndryshe nga pjesa e parë është se ngjarja do të zhvillohet edhe në qytetin e Romës, Itali.

Advertisement
Advertisement
Advertisement