KF Ulpiana e pati një start të dobët të sezonit, pas promovimit në Superligë këtë vit.
Pas katër xhirove, Ulpiana pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë, barazimin në xhiron e parë ndaj Llapit, shkruan Gazeta Express.
Por, klubi lipjanas ka një mesazh, pasi dështoi të arrinte fitore në katë ndeshjet e para.
“Rrini të qetë, shumë shpejt do të rikthehemi tek fitorja”, shkroi në faqen e tyre klubi Ulpiana.
Të dielën, Ulpiana e zhvillon ndeshjen e xhiros së pestë, ku do të udhëtojë për t’u përballur me SC Gjilanin. /Gazeta Express/