Enca i kundërpërgjigjet ndjekësit: Hera e parë dhe e fundit që flas për babain - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

15/03/2020 8:43

Enca i kundërpërgjigjet ndjekësit: Hera e parë dhe e fundit që flas për babain

Rozë

Gazeta Express

15/03/2020 8:43

Këngëtarja dhe tashmë aktorja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë emër shumë i përfolur në shtypin rozë.

Ajo ditë më parë në rrjetet sociale njoftoi fansat se ka humbur të atin, duke mos preferuar të flasë edhe aq shumë për këtë pjesë të rëndësishme në jetën e saj.

Së fundmi, e njëjta u ka dhënë hapësirë më shumë fansave të pyesnin në InstaStory përmes opsionit pyetje-përgjigje dhe me ç’rast nuk munguan as pyetjet për babain e saj.

Enca (Foto: Instagram)

“Pas vdekjes së njeriut më të shenjtë je në gjendje të nxjerrësh fotografi të lumtura në Instagram”, ka qenë pyetja e një fansi, teksa replika ishte e menjëherëshme nga 24-vjeçarja.

“Hera parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagramit, se si i përjetoj unë dhe familja ime gjërat, dhe askujt nuk i intereson dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj me të vërtetë nuk i detyrohem askujt me përgjigje, por meqë më pyetet më shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua nuk do i trajtoja kurrë si tema Instagrami. Instagrami nuk është jeta ime, është vetëm një pjesë në të.Kam zgjedhur të ndajë gjëra të bukura, artistike këtu dhe kaq”, ka thënë mes tjerash Haxhia.

Enca përndryshe këtë kohë ishte duke e shijuar suksesin e “I Love Tropoa”, e cila për herë të parë ka qenë pjesë e një filmi, duke sprovuar veten edhe si aktore.

Ajo po ecën mjaft mirë edhe në muzikë dhe se shpejti pritet të vijë me projekt të ri muzik