Enca Haxhia e pikëlluar, flet për herë të parë për humbjen e të atit - Gazeta Express
string(67) "enca-haxhia-e-pikelluar-flet-per-here-te-pare-per-humbjen-e-te-atit"

Enca Haxhia e pikëlluar, flet për herë të parë për humbjen e të atit

Gazeta Express

27/02/2020 12:21

Këngëtarja Enca Haxhia ditën e dielë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, të atin. Ai humbi betejën me një sëmundje të keqe. Prej asaj dite nuk kishte ardhur asnjë reagim në rrjetet sociale si nga Enca ashtu dhe nga motra e saj Uindi. Mirëpo së fundmi këngëtarja nëpërmjet një Instastory ka shprehur trishtimin e madh që ajo ka e gjithashtu ka falenderuar të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira për atë dhe familjen e saj. “Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e le me kaq…”. Gjithashtu ajo ka publikuar dhe një pjesë nga kënga e saj e ndjerë “Balad” dhe fjalët ia dedikon të atit.

Kujtojmë se Enca ka pasur një lidhje të veçantë me babain pasi gjithmonë e ka përmendur nëpër intervistat që ka dhënë në media ku është shprehur se ai ka qenë një mbështetje e madhe për të.

Lexo Edhe: