Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës, ku ka humbur jetën minatori Fari Veliu, rreth 65 vjeç. Viktima, me detyrë armator, po punonte në ndërtimin e strukturës mbrojtëse të galerisë, kur mbi të është shembur një masiv gurësh në thellësi të tokës.
Për shkak të goditjeve të forta, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Trupi i tij është nxjerrë nga nëntoka me ndihmën e kolegëve, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur përfaqësues të AKSEM-it dhe inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në punë.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...