Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane.
Bëhet fjalë për Fabio Ballabani, i njohur edhe me identitetin Fabio Zyberaj, 38 vjeç, i cili në vitin 2019 ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshort i një gjyqtareje të ngarkuar me gjykimin e një çështjeje ku ishin të përfshirë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë vetë Ballabanin.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Pas mbërritjes në Shqipëri, 38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe ligjore.