EMRI/ 50 mijë lekë të vjetra për një vend pune te “Illyrian Guard”, prangoset sekseri - Gazeta Express
string(81) "emri-50-mije-leke-te-vjetra-per-nje-vend-pune-te-illyrian-guard-prangoset-sekseri"

EMRI/ 50 mijë lekë të vjetra për një vend pune te “Illyrian Guard”, prangoset sekseri

Gazeta Express

23/10/2020 21:59

Prangoset 34-vjeçari Edmond Zaimi pasi ka marr rryshfet, për të pranuar pjestarë të rinj, për tu bërë pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për veprat penale ushtrim e ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Burime për OraNews bëjnë me dije se i riu kishte marrë si ryshfet shumën prej 50 mijë lekësh të vjetra në këmbim e marrjes së vendit të punës. 

Lexo Edhe:

“Illyrian Guard” ofron shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, “Illyrian Guard” është 100 % në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Kompania u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë rreth 500 punonjës, ndërkohë pjesë janë edhe efektivët e Policisë me moshë mbi 55 vjeç, që do të shërbejnë duke në ruajtjen e godinave qeveritare