Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të Policisë së Shtetit - Gazeta Express
string(45) "emerohet-drejtori-i-ri-i-policise-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2022 12:49

Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të Policisë së Shtetit

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2022 12:49

Muhamet Rrumbullaku është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-drejtorin Gledis Nano.

Vendimi u mor pas mbledhjes së qeverisë dhe u njoftua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Rrumbullaku, 56 vjeç, është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë së Tiranës dhe në vitin 2010 ka marrë titullin Jurist.

Prej 2019-s ai ka pasur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Edhe pasi ky institucion u kthye në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rrumbullaku vijoi të qëndronte në krye të tij.

Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit. Më 2 Shtator, Rrumbullaku u zëvendësua në detyrën e kreut të AMP-së nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu. 

/Gazeta Express