Eliza Hoxha i shpëton sulmit nga një turmë qenësh: U sakatova teksa po ikja - Gazeta Express
string(74) "eliza-hoxha-i-shpeton-sulmit-nga-nje-turme-qenesh-u-sakatova-teksa-po-ikja"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2023 23:44

Eliza Hoxha i shpëton sulmit nga një turmë qenësh: U sakatova teksa po ikja

Lajme

Gazeta Express

26/02/2023 23:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka shpëtuar një sulmi prej shtate qenëve në kampusin universitar.

Ajo tha se është rrëzuar dhe siç thotë ajo “është sakatuar”, teksa po ikte.

Thotë se është hera e tretë që është duke i ndodhur një gjë e tillë.

“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më pas deputetja e PDK-së ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që ta gjejë një zgjidhje.

“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka  Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut. Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Express