Elhami Shabani, i shtati në Evropë - Gazeta Express
string(33) "elhami-shabani-i-shtati-ne-evrope"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/05/2021 10:47

Elhami Shabani, i shtati në Evropë

Sporte tjera

Gazeta Express

20/05/2021 10:47

Elhami Shabani ka arritur deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Lexo Edhe:

Karateisti kosovar përfundoi në vendin e shtatë të kategorisë deri në 75 kilogramë.

Shabani kaloi tri raunde, përfshirë raundin e parë në të cilin kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë mundi Jakub Matejka të Republikës së Çekisë, ndërsa në raundin e tretë fitoi ndaj turkut, Erman Eltemur, i teti në renditjen olimpike.

Elhamiu u ndalë në çerekfinale nga ukrainasi Stanislav Horuna, i pesti në renditjen olimpike “Tokyo2020”.

Garuesi ynë pati rastin të hyjë në garë për medaljen e bronztë, por në repesazh pësoi humbje nga holandezi, Timothy Petersen.

Dje garuan edhe karateistët tjerë kosovarë.

Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), arritën suksesin më të madh, duke qenë një fitore larg medaljes së bronztë, lufta këto që zhvillohen të dielën.

Benjamin Shabani shënoi një fitore në kategorinë -84 kg.

Diellza Sejdijaj (-68 kg), u ndal në raundin e parë, ndërsa Adelina Rama (-61 kg), në të dytin. /Gazeta Express/