Gazeta Express dhe Televizioni 7 e kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania, që e ka realizuar sondazhin për zgjedhjet në Kosovë. Rezultati i matjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë qind për qindtë i saktë me rezultatin zgjedhor. Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.
Pas pak më shume se një muaji, Shqipëria zgjedh partinë, që do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar kompania shqiptaro-izraelite, “GeoCartography”, e nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike.
Megjithatë, sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.
PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se i merr 65-67 sosh.
E dyta është Alenaca për Ndryshim me lider Lulëzim Bashën e Partisë Demokratike, që, sipas sondazhit, i merr 61-63 mandate, ose 42.18 për qind.
Sondazhi thotë se LSI-ja e Monika Kryemadhit i merr 10 apo 11 mandate, që me përqindje i bie 9.32.
Për këtë sondazh, janë pytur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.
Nëse zgjedhjet do të bëheshin ditën në të cilën u krye sondazhi atëherë rezultatet do të ishin këto:Partia Socialiste (Rama) do të merrte 652,000-681,000 vota
Aleanca e PD (Basha& co) 611,00- 645,000 vota
LSI (Kryemadhi) 127,000-141,000 vota
Nisma Thurje 9,000-11,000 vota
Vetvendosje 10,000-13,000 vota
Levizja Topalli 13,000-16,000 vota
Bindja Demokratike 6,000-7,000 vota
Levizja Murrizi 2,000-3,000 vota
Të tjerë 10,000-15,000 vota
Nuk do të votojnë 25.23% e totalit.
Të pavendosur 120,000-122,000 vota
Sipas sondazhit, Aleanca e PD-se del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korcë.
PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.
Sistemi zgjedhor në Shqipëri ndryshon nga sistemi i Kosovës. Atje nuk është i gjithë vendi një zonë elektorale (proporcional i pastër) por është proporcional rajonal. Çka do të thotë që janë 12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).
Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :
1. Qarku i Tiranës
Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Aleanca e Partise Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.
Parashikimi PS 17 deputetë, Koalicioni i PD-se 16 deputetë, LSI 3 deputetë
2. Qarku i Fierit
Fieri, një bastion historik i Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit per kete Parti. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Koalicioni i Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).
Parashikimi PS 9, Koalicioni PD 6 dhe LSI 1
3. Qarku i Durrësit
Qarku i Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Koalicioni i Partise Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe(PD, PS dhe LSI) për deputetin e fundit.
Parashikimi : PS 6, PD 7, LSI 1
4. Qarku i Elbasanit
Elbasani nxjerr 14 deputetë. Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate por ka shumë pak shanse për të tetin. Koalicioni i Partise Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.
Parashikimi PS 7 deputë, Koalicioni PD dhe aleatët 7
5. Qarku i Vlorës
Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilemma nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme por jo me rezultatin e 2017-ës.
Parashikimi PS 7 mandate, Koalicioni i PD-se 4 mndate dhe LSI 1 mandat.
6. Qarku i Korçës
Qarku i Korçës do të jetës humë i luftuar. Aty janë 11 mandate deputeti nga të cilat 4 i ka të sigurta PD, 4 i ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojënë 5 me 5 me 1 por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa Maxhoranca. Situatë shumë e luftuar.
7. Qarku i Shkodrës
Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark, Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.
Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Koalicioni i Partise Demokratike 5 mandate LSI 1 mandat dhe 1 mandat i diskutueshwm
8. Qarku i Beratit
Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 respektivisht në mes Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PD. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.
Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Koalicioni i Partise Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat
9. Qarku i Lezhës
Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS.
Rezultati i parashikuar është Koalicioni PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat
10. Qarku i Kukësit
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të kishim këtë rezultat zgjedhor:
PS 37,03% 1 mandat
Aleanca e PD 59,27% 2 mandate
LSI 3,7% 0 mandate
11. Qarku i Dibrës
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot në Dibër rezultatet d të ishin si më poshtë:
Qarku i Dibrës gjithsej 5 mandate
PS 39,25 % 2 mandate
Aleanca PD 54,75% 3 mandate
12. Qarku i Gjirokastres
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, në Gjirokastër do të kishim këtë rezultat zgjedhor:
Partia Socialiste 44,00 % 2 mandate deputeti
Aleanca e PD-së 31.75% 2 mandate deputeti
LSI 19.5%
Pra Aleanca PD 2 deputete dhe PS 2 deputete.
Shqipëria është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga PS-ja e Edi Ramës, i cili herën e fundit fitoi i vetëm mbi 50 për qind të numrit te deputeteve.
LSI-ja atëherë e Ilir Metës, me të cilën Rama kishte nisur udhëheqjen, kaloi ka opozita, duke qenë e ashpër ndaj pushtetit të PS-së. /Express/