Ekskluzive, Doarsa Kica i bashkohet LDK’së - Gazeta Express
string(40) "ekskluzive-doarsa-kica-i-bashkohet-ldkse"

Ballina

Gazeta Express

07/09/2022 12:00

Ekskluzive, Doarsa Kica i bashkohet LDK’së

Ballina

Gazeta Express

07/09/2022 12:00

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, përfundimisht i ka ndarë rrugët me këtë grup dhe me subjektin e saj, Listën Guxo. Të mërkurën, ajo do ta zyrtarizojë kalimin në partinë e Lumir Abdixhikut.

Lumir Abdixhiku ka bëerë një goditje interesante, duke sjellë pranë vetës një prej deputeteve më aktive të legjislaturës aktuale, Doarsa Kica-Xhelilin.

Lexo Edhe:

Burime të Gazetës Express thonë se sot një javë, në mbledhjen e Këshillit të Forumit të Gruas së LDK’së do të zyrtarizohet kalimi i zonjës Kica në partinë e Abdixhikut.

Zonja Kica dha dorëheqje në fillim të verës nga Lista Guxo, e pakënaqur plotësisht me punët në këtë subjekt në tentativë, kurse edhe raportet me Grupin e saj, atë të VV’së, nuk ishin më të mirat e mundshme. Kjo si duket i ka hapur mundësinë LDK’së që të flasë me të dhe të shikojë mundësitë për bashkëpunim.

Zakonisht, deputetët e Opozitës i bashkohen pushtetit, por me rastin e zonjës Kica do të jetë ndryshe. Nga pushteti ajo do ta kalojë në Opozitë, pra në LDK.

Siç dihet, Doarsa Kica ishte lavdëruar për punën e saj në Komisionin për Media dhe sidomos për procesin e zgjedhjes së Bordit të RTK’së.

Ndryshe, Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, kishte thënë se janë disa deputetë që pritet t’i bashkohen partisë së Abdixhikut. Mbetet të shihet se kush do të jenë deputetët tjerë që do t’i bashkohen kësaj partie.

Të enjten, në një intervistë për emisionin “Pressing”, Lideri i LDK’së kishte lënë të kuptohet se është i interesuar që ta sjell në parti zonjën Kica.