Ekskluzive, Departamenti i Shtetit deklarohet për Express pas marrëveshjes Kurti Vuçiq - Gazeta Express
string(85) "ekskluzive-departamenti-i-shtetit-deklarohet-per-express-pas-marreveshjes-kurti-vuciq"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2022 22:21

Ekskluzive, Departamenti i Shtetit deklarohet për Express pas marrëveshjes Kurti Vuçiq

Lajme

Gazeta Express

27/08/2022 22:21

Pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për qarkullim me letërnjoftime, Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar ekskluzivisht për Gazetën Express. Në përgjigjen e tyre thuhet se SHBA besojnë se të dy vendet nëpërmjet dialogut do të arrijnë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.

Shkruan: Besnik Velija

Lexo Edhe:

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të DASH për Express.

Tutje, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.

“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka theksuar zëdhënësi.

Kujtojmë se sot, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj. Njësoj është dakorduar edhe pala kosovare.