Eklipsi diellor, a po e paralajmëron Ditën e Kiametit me “Unazën e Zjarrtë”? - Gazeta Express
string(72) "eklipsi-diellor-a-po-e-paralajmeron-diten-e-kiametit-me-unazen-e-zjarrte"

Mistere

Gazeta Express

10/06/2021 1:18

Eklipsi diellor, a po e paralajmëron Ditën e Kiametit me “Unazën e Zjarrtë”?

Mistere

Gazeta Express

10/06/2021 1:18

Një eklips diellor do të paraqitet këtë të enjte në Amerikën e Veriut dhe Rusi, e që sipas disa fetarëve është një shenjë biblike e fundit të Botës, s’paku sipas një teorie të njohur të evangjelistëve të krishterë

Eklipsi unazor, apo eklipsi “Unaza e Zjarrit” do të zbukurojë qiellin në mëngjesin e ditës së enjte më 10 qershor kur dielli dhe hëna do të kryqëzojnë rrugët. Eklipsi diellor ndodh çdo 2-5 herë në një vit – dhe bëhet kryesisht në mëngjes – dhe është një fenomen i kuptuar astronomik. Por kjo nuk i ndalon të krishterët evangjelistë, predikuesit e kiametit dhe teoricienët e konspiracioneve për ta quajtur atë një paralajmërim biblik për Kiametin.

Lexo Edhe:

Profecia e fundit vjen me një paralajmërim nga Paul Begley për eklipsin e nesërm – një predikuesi dhe prezantuesi në TV në Indiana. Pastori Begley prezanton për çdo javë emisionin “The Coming Apocalypse”, i cili transmetohet në disa televizione në SHBA. Në këtë emision, që është i famshëm edhe në kanalin e tij në YouTube, predikuesi i njohur tërheq lidhje të forta të fragmenteve në Bibël dhe ngjarjeve të përgjithshme që ndodhin.

Kohëve të fundit, ai kishte thënë më 26 maj që Hëna e Përgjakshme është një tjetër shenjë që profecia biblike po ndodh. Predikuesi Begley tani ka paralajmëruar për eklipsin e së enjtes, sidomos për paraqitjen e tij në Moskë.

“Unaza e Zjarrit” do të mund të shikohet në disa lokacione në Kanadanë Veriore, Greenland dhe në Rusinë Veriore. Por vendet që janë jashtë shtegut të eklipsit unazor, siç është Moska, do të mund të kenë eklips të pjesshëm të diellit.

Në vend që ata ta shohin Unazën e Zjarrit të bukur në qiell, ata mund ta shohin pjesërisht eklipsin ku dielli shndërrohet në një gjysmëhënë që digjet. Predikuesi Begley beson që ky shkak është biblik dhe tregon që ky fenomen është një shenjë nga Zoti. Ai citon një rresht nga Zanafilla 1:14, e cila përshkruan krijimin e botës.

“Zoti tha, ‘Le të këtë drita në qiell që bëjnë dallimin në mes të ditës dhe natës dhe le të këtë shenja që shënojnë stinë, ditët dhe vitet”, thotë ai atë që shkruan në Bibël.

Sipas predikuesit Begley, eklipsi diellor është një “shenjë” që na kujton fuqinë e Zotit në Tokë. “Kështu që Zoti, thotë, ‘Unë do të vendos shenja në parajsë’. Disa nga këto janë profeci”, thotë ai gjatë minutës së nëntë në YouTube, transmeton GazetaExpress.

Predikuesi citon pastaj fragmentin nga Lluka 21, i cili flet për “shenjat e Diellit, Hënës dhe yjeve”, para se të rikthehet në Tokë për herë të dytë Jezus Krishti. “Në Tokë, popujt do të jenë në ankth dhe në përpëlitje për gjëmimin e madh të detit”, shkruan në këtë pasus.

“Njerëzit do të jenë në terror, të frikësuar për atë që po vije në botë, sepse do të këtë edhe dridhje të trupave qiellor. Në këtë kohë ata do të shohin Djalin e Zotit që vije nga një re më shumë fuqi dhe me triumf të plotë. Kur këto gjëra fillojnë të ndodhin, çohu dhe ngrite kokën, për shkak se shëlbimi yt po ofron”.

Sipas predikuesit Begley, të gjitha këto shenja po shpërfaqen para syve tanë dhe Dita e Zotit po ofron me shpejtësi. Predikuesi beson shumë se ne jemi duke jetuar në periudhën e fundit të Tokës dhe është çështje kohe para se Krishti të rikthehet, sipas profecisë, për të shpalosur Kiametin.

“Shiko meteorët, shikoni asteroidet, shikoni ngrohjen globale, rrezatimin, rrezet ultraviolet, rrezet kozmike, motin ekstrem, thatësira…”, thotë ai. “Shikoni, do të bëhet edhe me keq dhe pastaj do të shfaqet i biri i Zotit që do të vije nga një re me plot fuqi dhe me triumf”.

“Kur këto gjëra fillojnë të ndodhin, ai thotë, ‘Shiko lart, ngrite kokën sepse dita e shëlbimit të juaj po afrohet’”.

Sigurisht, nuk ka asnjë provë shkencore për ta mbështetur këtë që thotë predikuesi dhe eklipsi diellor i nesërm shihet si një gjë e zakonshme. Eklipset unazore janë si rezultat i orbitës së Tokës dhe Hënës që anojnë në një kënd.

Ndodhin 2-5 herë në vit, rruga e Hënës rreth planetit do të mbivendoset në pozitën e Diellit në qiell. Kur ndodh kjo, ne jemi dëshmitarë të një eklipsi unazor apo të pjesshëm të Diellit.

Eklipset totale ndodhin në një mesatare çdo 18 muaj. “Mesatarisht, në të njëjtin vend në Tokë ju mund ta shikoni komplet një eklips diellor për pak minuta çdo 375 vjet”, thotë Agjencia e Hapësirës e SHBA-ve, NASA. /GazetaExpress/